Osmani: Hipokrizia e VLEN-it: Me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet!





Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Ai ka akuzuar përfaqësuesit e VLEN-it për hipokrizi politike, duke kujtuar se, sipas tij, për vite me radhë kanë përdorur çështjen palestineze dhe fenë për të marrë vota.

“Dje, Maqedonia e Veriut ishte njëra nga vetëm 9 shtetet që votuan kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Edhe vitin e kaluar votuan kundër!

Nuk po flas për diplomaci, por për hipokrizi!

Ata që për vite të tëra e keqpërdorën fenë, Zotin dhe vuajtjet e palestinezëve për të marrë vota, sot heshtin kur Qeveria e tyre voton kundër mbështetjes për këta refugjatë.

Me Zotin në gojë kur kërkojnë vota, me kokën ulur kur duhet të mbrojnë parimet!

Kjo është hipokrizi politike.

As me komb e as me fe!”, ka shkruar Bujar Osmani.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo