Kryeministri Rama në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz





Kryeministri Edi Rama u prit këtë të enjte në Kancelarinë Federale në Berlin, nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Rama ndodhet në Berlin me ftesë të Kancelarit Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.

Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo