Golfi del nga rruga në aksin Kumanovë–Sveti Nikollë, 21-vjeçari i lënduar rëndë





Një 21-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi automjeti i tij ka dalë nga rruga dhe është përmbysur informon Tetovasot.

Ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor rreth orës 08:00 në rrugën rajonale Kumanovë–Sveti Nikollë.

Sipas policisë, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (21) nga fshati Lubodrag, ka dalë nga rruga.

I riu është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku janë konstatuar lëndimet.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo