Revista prestigjioze Time ka publikuar listën e përvitshme të 100 personave më me ndikim në botë për vitin 2026, ku përfshihen disa nga figurat më të rëndësishme të politikës globale.
Në këtë listë bëjnë pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përfshihet për herë të pestë në karrierën e tij.
Mes emrave të tjerë të përzgjedhur janë sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, shefi i forcave të armatosura të SHBA-së Dan Caine, si dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff.
Lista përfshin gjithashtu liderë të tjerë politikë si presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Zohran Mamdani dhe guvernatori i Minesotës Jacob Frey.
Në profilin kushtuar Benjamin Netanyahu, revista thekson se ai konsiderohet “përgjegjës për dështimin më të madh të sigurisë në historinë e vendit të tij”, duke iu referuar sulmit të Hamas më 7 tetor 2023. Megjithatë, sipas artikullit, ai ka arritur të rikthehet në skenën politike pas kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, për Zohran Mamdani, artikulli ndalet te kritikat e tij të forta ndaj Izraelit, duke theksuar se marrëdhëniet me grupe të rëndësishme elektorale, përfshirë pjesë të komunitetit hebre, do të testojnë aftësinë e tij për të kthyer idetë në veprime konkrete.