IAEA: Koreja e Veriut po rrit ndjeshëm kapacitetin e armëve bërthamore





Koreja e Veriut po rrit kapacitetin e saj për prodhimin e armëve bërthamore, tha sot në Seul shefi i organit mbikëqyrës të aktiviteteve bërthamore të OKB-së, transmeton Anadolu.

“Në vlerësimet tona periodike, kemi qenë në gjendje të konfirmojmë se ka një rritje të shpejtë të operacioneve” në reaktorin Yongbyon, tha për gazetarët në Seul Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)

“Të gjitha këto tregojnë për një rritje shumë serioze të kapaciteteve të Republikës Popullore Demokratike të Koresë në fushën e prodhimit të armëve bërthamore, që vlerësohet në disa dhjetëra koka bërthamore”, tha Grossi, duke përdorur emrin zyrtar të Koresë së Veriut.

Qendra Kërkimore Shkencore Bërthamore Yongbyon po operon reaktorët e parë bërthamorë të vendit dhe ndodhet në qarkun Nyongbyon, në provincën Pyongani Verior, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Phenian.

Koreja e Veriut kreu testin e saj të parë bërthamor në vitin 2006 dhe ka qenë një nga vendet më të sanksionuara në botë.

Pheniani ka deklaruar se “statusi i tij bërthamor” është i pakthyeshëm dhe ka ndërprerë aksesin për zyrtarët e IAEA-s që nga viti 2009.

Sipas vlerësimeve të Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkime mbi Paqen, Koreja e Veriut aktualisht ka rreth 50 koka bërthamore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo