Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping u takua të premten paradite në Pekin me kryetaren e partisë së Guomindanit Kinez (KMT) ChengLiwun
Xi theksoi në takim se, pavarësisht se si mund të evoluojë peizazhi ndërkombëtar dhe situata në të dy brigjet e ngushticës, nuk do të ndryshojnë prirja mbizotëruese e rilindjes së madhe të kombit kinez dhe e bashkimit të popullit kinez në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit.
Xi shtoi se banorët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit shpresojnë për paqe dhe qetësi, për përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe për një jetë më të mirë.
Më tej Xi Jinping-u paraqiti një propozim me katër pika për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës. Së pari, mbështetja e konsensusit të saktë për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë. Së dyti, mbështetja e zhvillimit paqësor për të mbrojtur atdheun e përbashkët. Së treti, mbështetja e shkëmbimeve dhe e integrimit për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. Së katërti, mbështetja e unitetit dhe e përpjekjeve për të realizuar rilindjen e kombit kinez.
Nga ana e saj, Cheng Liwun u shpreh se banorët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin të njëjtit komb kinez, janë të ndikuar nga kultura kineze dhe janë të gjithë kinezë e anëtarë të së njëjtës familje. Ata duhet të punojnë së bashku për të promovuar rilindjen e Kinës, siç propozoi dr. Sun Jat Seni. KMT-ja dhe PKK-ja duhet t’i përmbahen themelit të përbashkët politik të Konsensusit të vitit 1992 , të forcojnë besimin e ndërsjellë politik, të shfrytëzojnë platformën e komunikimit, t’i përkushtohen mbrojtjes së historisë kineze dhe promovimit të kulturës kineze, të përparojnë shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme, siç janë shkëmbimet midis njerëzve, aktivitetet në nivel bazë, tregtia e kultura, e të tjerë.