Hakërohet telefoni i ish-shefit të ushtrisë izraelite, publikohen foto dhe dokumente

Hakerët që besohet se janë të lidhur me qeverinë iraniane pretendojnë se kanë hyrë në pajisjet dhe llogaritë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi. Ata kanë publikuar dhjetëra foto dhe dokumente identifikimi që thonë se vërtetojnë ndërhyrjen.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, grupi i hakerëve “Handala” tha se kishte nxjerrë më shumë se 19,000 imazhe dhe video konfidenciale nga takimet më sekrete të Helevit, i cili shërbeu si shef i shtabit të IDF-së midis viteve 2023 dhe 2025.

“Të gjitha objektet tuaja tepër sekrete, dhomat e krizave, hartat dhe madje edhe detajet më të vogla të qendrave tuaja të komandës kanë qenë prej kohësh si një libër i hapur për ne”, thuhej në deklaratë.

Rrjedhja e informacionit duket se përfshin gjithashtu foto të kartave të identitetit të Halevit dhe gruas së tij, si dhe imazhe të tij të angazhuar në aktivitete fizike. Një burim izraelit i njohur me çështjen konfirmoi vërtetësinë e fotove për CNN.

Handala është grupi i hakerave që qëndron pas hyrjes në emailet personale të drejtorit të FBI-së, Kash Patel, muajin e kaluar.

Ai pretendon se ka shënjestruar gjithashtu disa figura të larta izraelite, si ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ish-kryeministri Naftali Bennett, ish-shefi i shtabit të IDF-së, Benny Gantz, dhe Tzachi Braverman, ish-shefi i shtabit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo