Shpërthim tensioni! Avioni amerikan shpërthen në Iran, piloti kapet nga Garda Revolucionare





Një pilot amerikan raportohet se është kapur nga Garda Revolucionare e Iranit pas rrëzimit të një avioni luftarak amerikan. Sipas disa burimeve, bëhet fjalë për një F-35 ose F-15.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia iraniane Tasnim, ndërsa më parë Axios kishte raportuar për rrëzimin e avionit dhe për operacionet e kërkimit për pilotët.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se kushdo që kap pilotin amerikan të gjallë do të marrë një shpërblim të madh.

Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar gjithashtu pamje dhe video që pretendojnë se tregojnë mbetje të avionit dhe një nga sediljet e katapultimit.

Ngjarja ndodh në një moment të tensionuar midis SHBA-së dhe Iranit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon dhe mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo