Xi bën thirrje për “një botë pa armë bërthamore” në takimin me Trump dhe Putin





Udhëheqësi kinez, Xi Jinping tha në takimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin se armët bërthamore duhet të ndalohen dhe të shkatërrohen plotësisht, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

“Armët bërthamore janë një ‘Shpatë e Damokleut’ që qëndron pezull mbi njerëzimin dhe duhet të ndalohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të eliminohen plotësisht, me synimin përfundimtar të krijimit të një bote pa armë bërthamore”, tha Xi, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Xinhua.

Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë, tha Xi, duke shtuar se duhet bërë çdo përpjekje për ta parandaluar atë.

Trump ka thënë se çarmatimi bërthamor është ndër çështjet që planifikonte t’i diskutonte me X-in dhe Putinin.

Pekini prej vitesh i ka rezistuar angazhimit të drejtpërdrejtë me Uashingtonin për programin e tij bërthamor, duke argumentuar se Rusia dhe SHBA-ja duhet ta diskutojnë drejtpërdrejt këtë çështje, për shkak të arsenaleve të tyre të mëdha bërthamore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo