Turqia, Arabia, Pakistani dhe Egjipti krijojnë Aleancë të re sigurie dhe mbrojtje

Në Riyad sot u zhvillua takimi i dytë jashtëzakonisht i rëndësishëm mes ministrave të Jashtëm të Turqisë, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe Egjiptit.

Tema e vetme ishte krijimi i një aleance të re sigurie dhe mbrojtjeje.

Kjo është një çështje që prej kohësh është diskutuar, por nuk është shprehur zyrtarisht, dhe këtu për herë të parë u shndërrua në një pamje konkrete dhe një deklaratë.

Në lidhje me këtë takim, ministrit i Jashtëm turk Hakan Fidan për gazetarët që e shoqëronin deklaroi:

“Si vende që kemi një peshë të caktuar në rajon, po kërkojmë mënyra se si t’i bashkojmë forcat për të zgjidhur problemet.

Para së gjithash, fakti që vendet e rajonit mblidhen, diskutojnë dhe zhvillojnë ide, është diçka që ne e kemi theksuar prej kohësh. Ne vëmë në plan të parë pronësinë rajonale.

Me këto vende po trajtojmë situatën aktuale. Po diskutojmë se çfarë përfitimi mund të sjellë përpjekja jonë e përbashkët.

Në parim duhet ta shohim këtë: ose do të bashkohemi dhe do të mësojmë t’i zgjidhim vetë problemet tona, ose një hegjemoni nga jashtë do të vijë dhe do të diktojë zgjidhje që i shërbejnë atij, ose nuk do të bëjë asgjë dhe do të pengojë çdo zgjidhje.

Duhet të mësojmë t’i besojmë njëri-tjetrit. Në disa çështje duhet të veprojmë së bashku. Duhet të jemi në gjendje të mbajmë qëndrim të përbashkët.

Turqia ka përvojë shumë të madhe në paraqitjen e përpjekjeve institucionale dhe kolektive në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vende si Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia kanë qëndrime të forta kombëtare dhe aftësi të ndryshme.

Në mbarë botën, vendet po kërkojnë të bashkohen në nivel rajonal dhe të tregojnë solidaritet.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo