Sot nis kërkimi për vajzën britanike, Madeleine McCann, e cila u zhduk në vitin 2007.
Rreth 30 policë gjermanë, mes të cilëve edhe ekspertë të mjekësisë ligjore, do të nisin kërkimin.
Sipas raportimeve, në terren do të jetë edhe policia portugeze, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa Policia Metropolitane e Mbretërisë së Bashkuar është “në dijeni të kërkimeve” të kryera nga BKA (policia federale gjermane), oficerët britanikë nuk do të përfshihen.
“Shërbimi i Policisë Metropolitane nuk është i pranishëm në kërkim, ne do të mbështesim kolegët tanë ndërkombëtarë aty ku është e nevojshme”, shtoi forca.
Si pjesë e kërkimit, do të përdoren pajisje radari që mund të skanojnë nën tokë, duke u dhënë oficerëve mundësinë për të depërtuar në një thellësi prej 15 metrash.