Dy prindër kanë denoncuar në polici se një mësues i ka sulmuar fizikisht djemtë e tyre gjatë një turneu të futbollit të vogël në një shkollë në Çair.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje në orën 23:00 në SPB Shkup, V.R. (47) dhe E.Lj. (44), të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se në sallën sportive të një shkolle fillore në zonën e Çairit, gjatë një turneu të futbollit të vogël, dy djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga mësuesi i tyre A.N.
Po merren masa për sqarimin e rastit.