“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!





“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” dhe “Gra, jetë, liri!” ishin disa nga thirrjet që jehuan sot para Qeverisë në Shkup, gjatë protestës kundër dhunës ndaj grave dhe vrasjeve me bazë gjinore.

Protesta, e organizuar nga iniciativa “Asnjë më shumë”, u zhvillua pas rastit të rëndë të dhunës ndaj një 26-vjeçareje nga Ohri, për të cilin partneri i saj është në paraburgim.

Para protestuesve foli edhe Beti Angelovska, nëna e Emilijës nga Manastiri, e cila akuzoi institucionet për mungesë mbrojtjeje ndaj vajzës së saj dhe kërkoi hetim të plotë të dëshmive për dhunën e pretenduar.

Protestuesit kërkuan përgjegjësi institucionale, drejtësi për viktimat dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo