Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e ri “Enemy”





“Ti je helmi që po më vret ngadalë”, këndon Donna Dafi në videoklipin e saj më të ri,
“Enemy”, që u publikua sot. Këngëtarja me rrënjë shqiptare sjell një këngë pop, që
rrëfen çastin kur njeriu që dikur të bënte të ëndërroje bëhet pikërisht ai nga i cili duhet të
mbrohesh.
Në “Enemy”, protagonistja i dallon shenjat e manipulimit, por tërheqja vazhdon ta kthejë
pas. Pikërisht aty qëndron tensioni i këngës: mund ta dish se dikush po të lëndon dhe
prapë të mos jesh gati të largohesh. Metafora e helmit i jep zë kësaj kundërthënieje,
ndërsa fraza “My Enemy” (“Armiku im”), me çdo përsëritje, tingëllon më pak si dyshim
dhe më shumë si një e vërtetë që nuk mund të mohohet më.
“Doja që kënga të ishte joshëse dhe e rrezikshme njëkohësisht, sepse ndonjëherë
gjërat që na bëjnë më shumë dëm janë edhe më të vështirat për t’u lënë pas”, shprehet
Donna Dafi.
Nëse në “Good Morning” Donna e merrte kontrollin, në “Enemy” ajo kthehet te çasti
para atij vendimi: kur e sheh të vërtetën, por ende të tundon gënjeshtra. Fraza
thumbuese “pretty little liar” i shton këngës një dozë ironie. Protagonistja ende nuk
është shkëputur, por nuk u beson më premtimeve që dikur e mbanin të lidhur.
Me “Enemy”, Donna Dafi zbulon një anë më dramatike të muzikës së saj pop dhe i jep
hapësirë një ndjenje që rrallë pranohet hapur: ta duash ende dikë, edhe pasi ke kuptuar
se nuk mund t’i besosh më.
Videoklipi i “Enemy” në dispozicion:

Bearbeitet mit PrettyUp

Këngëtarja Donna Dafi publikon videoklipin e ri “Enemy”

Bearbeitet mit PrettyUp

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo