Putin do vdesë shpejt, unë kam kohë – Zelensky habit me deklaratat e fundit për marrëveshjen e paqes

Sipas Volodymyr Zelensky, homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të vdesë së shpejti, por ai vetë ka kohë për të pritur një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kështu përmendi Zelensky gjatë një interviste për median The Economist, ku gjithashtu shtoi:

“Në Ukrainë, pavarësisht ligjit ushtarak – politika është më e butë, sepse “Unë e dua jetën dhe lirinë, ne nuk kemi ligje si në Rusi”.

“Trump nuk ka gati një plan paqeje – është e pamundur pa rënë dakord me Ukrainën”, ishte një tjetër pohim i Zelenskyt.

Deklarata po ashtu të çuditshme si: “Zelensky i merr të gjitha informacionet rreth negociatave Rusi-SHBA nga shtypi si ne të tjerët”.

“Zelensky ende nuk i kupton vizionet e vërteta të ekipit të Trump”.

Megjithatë, mesazhi kryesor në fund, është ai se Amerika nuk mund të lihet vetëm me Rusinë, pasi Putini, sipas Zelenskyt, do t’i mashtrojë dhe do t’u japë informacion manipulues.