“Të kapërcejmë hendekun me SHBA e Kinën në AI”, Macron: Do të investojmë 109 miliardë euro në Francë
Franca do të shpallë investime të sektorit privat në inteligjencën artificiale prej rreth 109 miliardë eurosh gjatë një samiti të inteligjencës artificiale në Paris që fillon të hënën. Kjo u bë e ditur të dielën nga presidenti Emmanuel Macron të dielën. Sipas tij planet përfshijnë firmën kanadeze të investimeve Brookfield me një investim prej 20 miliardë eurosh dhe financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe që mund të arrijë në 50 miliardë euro në vitet e ardhshme, raporton A2 CNN.
sipas të cilit planet përfshijnë firmën kanadeze të investimeve Brookfield me një investim prej 20 miliardë eurosh dhe financim nga Emiratet e Bashkuara Arabe që mund të arrijë në 50 miliardë euro në vitet e ardhshme.
Pallati Elysée tha se investimi nga Emiratet do të përfshinte financimin e një qendre të dhënash prej një gigavat.
Në një intervistë ekskluzive për Richard Quest të CNN në Pallatin Elysee të enjten, Macron tha se Europa ka mbetur pas në AI dhe frika e tij ishte humbja e kontrollit mbi drejtimin dhe zhvillimin e ardhshëm të teknologjisë, shkruan A2 CNN.
“Ne nuk jemi në garë sot. Ne kemi mbetur prapa. Ne kemi nevojë për një agjendë të AI, sepse ne duhet të kapërcejmë hendekun me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në AI”, tha presidenti francez në një intervistë ekskluzive në Pallatin Elysee të enjten.
Udhëheqësi francez shtoi se ai ka frikë se Evropa do të bëhet thjesht një konsumator i AI, duke humbur kontrollin mbi drejtimin dhe zhvillimin e ardhshëm të teknologjisë.
Gazeta “La Tribune de Dimanche” raportoi se shumica e investimit të Brookfield do të shkojë gjithashtu në qendrën e të dhënave.
Inteligjenca artificiale kërkon sasi të mëdha energjie për të fuqizuar qendrat e mëdha të të dhënave dhe Evropa po përpiqet të përmbushë kërkesat e ardhshme, përcjell A2 CNN.
Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kompanitë OpenAI, SoftBank Group dhe Oracle do të investojnë 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale gjatë katër vjetëve të ardhshme për të ndihmuar SHBA-në të qëndrojnë përpara Kinës dhe rivalëve të tjerë në garën globale të inteligjencës artificiale.
Një samit i madh i veprimit të inteligjencës artificiale të hënën dhe të martën në Paris do të mbledhë së bashku krerë të shumtë shtetesh ose qeverish, organizata ndërkombëtare, kompani teknologjike dhe shkencëtarë në përpjekje për të arritur një konsensus global mbi zhvillimin etik të inteligjencës artificiale për të mirën e përbashkët.