Tetë oficerë të rinj janë dëbuar nga ushtria turke për shkak të një incidenti që ndodhi gushtin e kaluar në ceremoninë e diplomimit të shkollës ushtarake, ku të përjashtuarit ngritën shpatat dhe thërrisnin ‘Ne jemi ushtarë të Ataturkut’.
Ky vendim u dha i prerë nga Ministri e Mbrojtjes e Turqisë. Ngjarja ndodhi në 30 gusht 2024 gjatë ceremonisë së diplomimit në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë turke, ku u diplomuan 400 togerë.
Oficerët e rinj të akuzuar ngritën dhe kryqëzuan shpatat e tyre duke recituar një betim të vjetër që është shfuqizuar nga qeveria e Erdoganit.
Konflikti i Erdogan me partitë kemaliste, ka nisur për shkak se këta të fundit e akuzojnë qeverinë aktuale turke se po i islamizojnë të gjitha institucionet, gjë që hedh poshtë laicizmin që u vendos para një shekulli kur në krye të vendit ishte Mustafa Kemal Ataturku.