Pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve, vëmendja kryesore mbi luftën në Ukrainë është tashmë mbi mundësinë e një marrëveshjeje paqeje mes Moskës dhe Kievit.
Kremlini dhe administrata e re amerikane kanë dhënë sinjalet e para se janë të gatshëm të ulen në tryezën e bisedimeve.
Në një intervistë të botuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, Drejtori kërkimor i Klubit të Diskutimit Valdai Fyodor Lukyanov, ka shprehur qëndrimet e Moskës për një marrëveshje të mundshme.
Lukyanov, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin, ka theksuar se “shkaqet rrënjësore” të luftës janë ato që duhen adresuar përpara se të diskutohet territori. Ai përmendi zgjerimin e NATO-s si një nga arsyet më të rëndësishme të konfliktit. Ai ka shtuar se, për
Sa i përket territoreve të Ukrainës të pushtuara nga Rusia, ai tha se qëndrimi i Kremlinit është i qartë: “Çdo fitim territorial do të konsiderohet i tij dhe nuk do të bëjë kompromise në lidhje me këtë”.
Ky qëndrim sugjeron se, nëse Trump do të marrë një rol aktiv në negociata, Rusia do të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të njohin pretendimet territoriale të saj në Ukrainë, përfshirë ato që Rusia ende nuk i ka pushtuar. Kjo mund të jetë një kërkesë kyçe në negociatat e ardhshme.
Për më tepër, Lukyanov ka theksuar se një kërkesë tjetër e rëndësishme e Rusisë do të jetë një ndryshim në peizazhin e sigurisë në Evropën Lindore dhe braktisja e disa dispozitave të NATO-s që janë konsideruar si kyçe për ekzistencën e Aleancës. Kjo mund të përfshijë uljen e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon, një kërkesë që ka pasur rrënjë në vitet 2021 dhe 2022 para pushtimit të plotë të Ukrainës.
Analistët e Institutit amerikan të Studimeve të Luftës, sugjerojnë se Lukyanov po e pozicionon Trumpin si një lider më të dobët dhe më të prirur për t’u tërhequr nga përpjekjet për të mbrojtur interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj, krahasuar me administratën e Biden. Lukyanov shkruan se Trump mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Ukraina dhe NATO-n, duke i dhënë prioritet një marrëdhënie më të ngushtë me Kremlinin.
Trump, sipas Lukyanov, ka treguar respekt vetëm për ata që shfaqin forcë dhe vendosmëri, dhe ndaj sugjeron që Kremlini të mbajë një qëndrim të ashpër, madje duke përdorur elemente të “bllofit” për të shtuar presion mbi Trumpin.
Intervista e Lukyanov mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të detyruar Trumpin që të pranojë kërkesat e Putinit, që përfshijnë kapitullimin e Ukrainës dhe dobësimin e NATO-s. Kjo gjithashtu i jep Putin një mundësi për ta pozicionuar veten si një udhëheqës të barabartë me Trump në skenën ndërkombëtare. Këto zhvillime nënvizojnë se Kremlini po kërkon të shfrytëzojë mundësinë e një administrate Trumpi për të ndryshuar struktura të rëndësishme të sigurisë dhe aleancave në Evropë dhe më gjerë.