Dy avionë ushtarakë kolumbianë me rreth 200 shtetas të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara mbërritën në Bogota të martën pas një mosmarrëveshjeje me Donald Trump për deportimet e emigrantëve, tha presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, shkruan CBSNews, përcjell Reporter.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro postoi fotografi të emigrantëve duke zbritur nga avioni dhe shkroi: “Ata janë kolumbianë, të lirë dhe dinjitoz dhe në atdheun e tyre ku i duan”.
“Emigranti nuk është një kriminel, por një qenie njerëzore që dëshiron të punojë dhe të përparojë, të jetojë jetën”, tha ai.
Petro të dielën u tërhoq nga pragu i një “lufte tregtare” me Shtetet e Bashkuara pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me sanksione dhe tarifa masive për kthimin prapa dy avionëve ushtarakë amerikanë që transportonin emigrantë të dëbuar.
Bogota dërgoi dy avionë ushtarakë të hënën me staf mjekësor në bord për të marrë shtetasit e saj në qytetet San Diego dhe Huston.