Si ndihen Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Fatmir Limani kur ministri i Drejtësisë flet si një ministër i Serbisë?
Publicisti Ruzhdi Matoshi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke drejtuar kritika ndaj përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri dhe duke ngritur pyetje për qëndrimin e tyre ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë informon Tetovasot.
“Si ndihen Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Fatmir Limani kur ministri i Drejtësisë flet si një ministër i Serbisë?”, shkruan Matoshi në postimin e tij, duke vënë në pikëpyetje reagimin e partnerëve shqiptarë në ekzekutiv.
Postimi i tij ka nxitur reagime dhe komente në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë debatesh politike lidhur me qëndrimet e Qeverisë për çështje që lidhen me luftën e UÇK-së dhe zhvillimet e fundit politike.TS
Kjo është një përgjegjësi e madhe kur bëhesh ministër, por politika është një sport i rëndë; edhe më i rëndë është të jesh patriot dhe të mbrosh interesat e popullit tënd.
Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e ka rekrutuar Karakamisheva, ndërsa zbatimin në funksione e ka bërë Kryemnistri Mickovski. Përfaqësuesit tanë në Qeveri vetëm kanë thënë: „Eferim aga!“