“Është kohë e maskarenjve” – Shpërthen akuza ndaj ministrit Jeton Shasivari: “Teksti i shkruar në zyrat e Kurtit?”
Është kohë e maskarenjve…
Lirim Mehmetaj
Se çka mendon dhe çka don realisht për Gjykatën Speciale Albin Kurti dhe çfarë rezultati do nga vendimi i Speciales të mërkurën, mund ta merrni vesh përmes asaj që deklaroi stërvina Jeton Shasivari, i cili aktualisht është Ministër i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut nga partia VLEN, partnerja e Albin Kurtit.
Përndryshe, sot do të zgjoheshim në mëngjes me lajmin se si Glauk Konjufca si Ministër i Punëve të Jashtme i ka dërguar notë proteste shtetit maqedonas, për shkak se ministri i këtij shteti në mënyrë të paprecedent ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës duke komentuar vendime të një gjykate që zyrtarisht është e shtetit të Kosovës.
Por, jam absolutisht i bindur se teksti i bërllokut Jeton Shasivari – një serbofil që e vajton vdekjen e Ratko Mlladiçit e i gëzohet dënimit të Hashim Thaçit – është tekst i shkruar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë.
Ky është veç personi mjaftueshëm i paturp që të ketë guximin të publikojë diçka të tillë në Facebook.
Prej kur ministrat e shteteve të tjera vendosin se si duhet të sillet populli i shtetit tjetër me vendimet e gjykatave të veta?
Por, të jeni të bindur se kjo gjendje ndër shqiptarë është e përkohshme. Anti-kombëtar si ky Jetoni, të cilit do t’i Jetoj turpi shumë më gjatë se trupi, do ta marrin edhe përgjigjen edhe trajtimin e merituar.