Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve protestues, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë





Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të enjte ftesën për dialog drejtuar studentëve protestues.

Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “Dialog”.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, të shoqëruar me simbolin e flamurit shqiptar.

Rama ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Megjithatë, deri më tani, ftesa për dialog është refuzuar nga protestuesit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo