Rinia e BDI-së kërkon dorëheqjen e Jeton Shasivarit pse nuk reagove si për UÇK-në edhe për glorifikimin e Ratko Mladiqit!

Sot jemi këtu, para Ministrisë së Drejtësisë, për të shprehur revoltën tonë ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Drejtësisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një deklaratë e tillë, nga një ministër që duhet të jetë garant i sundimit të ligjit dhe i respektimit të drejtësisë, është e papranueshme dhe shqetësuese.

Ministri i Drejtësisë nuk mund të sillet si komentator politik i një procesi gjyqësor dhe as të relativizojë të drejtat, sakrificën dhe dinjitetin e njerëzve që lidhen me një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë, shtrohet një pyetje që kërkon përgjigje.

Kur në hapësirën tonë publike u glorifikua Ratko Mladić, i dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime të tjera të rënda, ne nuk pamë të njëjtin reagim publik nga Ministri i Drejtësisë.

Prandaj pyetja jonë është e thjeshtë: pse ky standard nuk u dëgjua me të njëjtën forcë edhe atëherë?

Në rast se duhet të lihen reagimet, sipas jush, dhe se vendimet i merr gjykata dhe vetëm gjykata, dhe kur vendimet janë të vështira e çfarëdoqofshin ato duhet të respektohen, atëherë ju po na thoni se edhe në Maqedoni për rastet që ju si VLEN keni thënë se janë të montuara, vendimet e gjykatave qenkan të drejta, pa anë politike. Si erdhi ky transformim i juaji? Nga kolltuku?

Kërkesat tona janë të qarta:

E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.

E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.

E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Institucionet nuk mund të përdoren për të fyer historinë dhe sakrificën e një populli.
Dhe ministri që drejton sektorin e drejtësisë duhet të jetë i pari që respekton standardet e drejtësisë.

Ne nuk do të heshtim përballë deklaratave që cenojnë dinjitetin e shqiptarëve dhe përpiqen të relativizojnë të vërtetat historike.

Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit.

I bëjm thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij

Ky është mesazhi ynë sot, qartë dhe pa ekuivok, nga para Ministrisë së Drejtësisë.

edia; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”>

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo