Një ekskavator i parkuar pranë stadiumit në fshatin Gllogjë të Tetovës është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.
Rasti është denoncuar më 13 shtator, rreth orës 10:00, në Stacionin Policor të Tetovës, nga një 44-vjeçar nga fshati Gllogjë.
Sipas denoncimit, ekskavatori ishte në pronësi të bashkësisë lokale. Nga zjarri është dëmtuar pjesa e brendshme e makinës së punës, përkatësisht kabina dhe instalimi elektrik në të.
Zjarri është lokalizuar nga denoncuesi dhe persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të zjarrit.