Ramadani: Kosova në agoni institucionale, zgjedhjet e vetmja rrugë e legjitimimit





Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se agonia institucionale duhet të merr fund.

Ai ka thënë se një gjë e tillë e ka përfshirë vendin dhe institucionet tash e sa muaj.

“Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ramadani ka thënë se premise themelore është përfundimi i kësaj agonie.

“E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës. Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës. Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo