
Mevlan Ademi
Ne u pajtuam me shtetin me bindjen se do të ndërtojmë një të ardhme të barabartë për të gjithë.
Prindërit tanë i lanë armët me këtë kusht, por gjat 25 vitesh ka pasur shum që punojnë për ta penguar këtë proces dhe për ta kthyer Maqedoninë e Veriut mbrapa në një të kaluar ku dominonin politika konfliktuale, nacionaliste dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe etnive të tjera në vend.
Sot, sfida e brezit tim është që barazia të mos mbetet vetëm një parim i shkruar, por të funksionojë kudo, për këdo dhe çdo ditë. 

Një brez i tërë është rritur me historinë e vitit 2001, por pa e përjetuar konfliktin. Dhe ndoshta pikërisht ky brez është prova më e mirë e asaj që Marrëveshja Kornizë e Ohrit duhet të përfaqësojë sot.
Kur një student kërkon mundësi të barabarta.
Kur një qytetar kërkon të përdorë gjuhën e tij para institucioneve.
Kur një i ri kërkon të vlerësohet për meritën dhe të përfaqësohet me drejtësi.
Ata nuk kërkojnë kurrsesi favore. Kërkojnë që të drejtat e çimentuara në Kushtetutë të jetojnë edhe përtej tekstit të saj.
Sepse barazia e vërtetë matet jo vetëm me që shkruhet në ligj, por kryesisht me atë që qytetari përjeton në universitet, në administratë, në punë, në marrëdhënien e tij të përditshme me shtetin.
Kjo është pjekuri demokratike.
Kjo është edhe rruga evropiane.
Ne, studentët, besojmë në modelin që mishëron Marrëveshja e Ohrit: një shoqëri ku askush nuk duhet të jetë më pak vetvetja për t’u ndier plotësisht pjesë e së tërës.
Ohri solli paqen.
Barazia ndërton besimin.
Dhe besimi ndërton të ardhmen. 
