Edhe Dinamo City ka arritur ta sigurojë kualifikimin në play-offin e Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tirana triumfoi thellë 4:0 sonte në shtëpi nga Auda, ndërsa ndeshjen e parë kishte pësuar minimalisht 1:0 në Letoni.
Qardaku kaloi vendasit në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes, kurse në fundin e pjesës së parë, Qefalia shënoi për 2:0.
Ayodeji në minutën e 52-të dhe Fadairo në të 79-tën shënuan për epilogun e këtij takimi.
Kësisoj, Dinamo City kualifikohet në play-off, aty ku do të takohet me skuadrën Pafos.