63-vjeçari kapet në timon pa patentë në Gostivar, policia i konfiskon Opel Zafirën





Gostivar – Një 63-vjeçar nga fshati Dobërdoll është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi.

Rasti ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 22:45 në fshatin Negotinë të Gostivarit.

Sipas policisë, Xh.K. (63) është kapur duke drejtuar një automjet të tipit “Opel Zafira”, ndonëse nuk kishte leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar nga policia, ndërsa 63-vjeçari është ndaluar për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo