
Gostivar – Një 26-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga ish-i dashuri i saj.
Rasti është raportuar më 13 gusht rreth orës 02:35 në Stacionin Policor Gallatë.
Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur rreth mesnatës, përkatësisht rreth orës 00:07, në një fshat të Gostivarit.
26-vjeçarja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga ish-i dashuri i saj, U.Z., nga i njëjti fshat.
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për dokumentimin e të gjitha rrethanave.