Pas sherrit familjar, 27-vjeçari arrestohet në Gostivar – dyshohet se sulmoi të afërmin





Gostivar – Një 27-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është arrestuar pasi dyshohet se së bashku me babain e tij ka sulmuar fizikisht një të afërm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 11:30 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar.

Sipas raportimit, A.E. (27) dhe babai i tij R.E. fillimisht janë përfshirë në një debat verbal me të afërmin e tyre, 38-vjeçar nga i njëjti fshat.

Situata më pas ka përshkallëzuar dhe, sipas denoncimit, ata e kanë sulmuar fizikisht 38-vjeçarin.

Policia ka arrestuar A.E., ndërsa po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo