VIDEO/ Përfshihet nga flakët një rafineri në Australi, zjarrfikësit në betejë për të vënë nën kontroll situatën
Shërbimi zjarrfikës i Australisë po luftojnë për të shuar një tjetër zjarr të pakontrolluar në njërën nga dy rafineritë e vendit, e cila prodhon 10% të karburantit të konsumuar nga Australia.
Sipas mediave vendase, zjarrfikësit u thirrën në objekt në orën 23:15 sipas orës lokale dje pas shpërthimeve dhe një zjarri të madh që shpërtheu në rafinerinë Viva Oil në Geelong, Victoria.
“Zjarri nuk është shuar ende, por është vënë nën kontroll në fabrikë”, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Viktorias në një njoftim për shtyp, duke shpjeguar se po digjen “gaz i lëngshëm nafte dhe gazra të tjerë”.
Nuk janë raportuar të lënduar në këtë fazë. Viva Energy, e cila zotëron objektin, siguroi se nuk do të ketë “asnjë ndikim të menjëhershëm në furnizimet me karburant”.
Uebsajti i Viva Energy thotë se rafineria u hap në vitin 1954 dhe “mund të përpunojë deri në 120,000 fuçi naftë në ditë, duke prodhuar benzinë, naftë, gaz të lëngshëm, karburant për avionë etj.”
Sipas të njëjtit burim, rafineria prodhon “më shumë se 50%” të karburantit të konsumuar në shtetin e Viktorias dhe “10% të karburantit të Australisë” në përgjithësi.
Ky zjarr shpërtheu një javë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Viva Energy dhe qeverisë australiane për të garantuar sigurinë e burimeve energjetike, në sfondin e luftës në Lindjen e Mesme.
A massive fire has broken out at the Viva Energy refinery, one of only two operational refineries in Australia, which processes about 120,000 barrels of oil per day. pic.twitter.com/aLLAa2jx7X
— Breaking911 (@Breaking911) April 15, 2026