Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harronë asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së. Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.
“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion ndaj qytetarëve. E nga ana tjetër, i keqpërdorin policët duke i detyruar që të marrin pjesë nëpër tubime të BDI-së, të mbjellin frikë tek qytetarët, të kërcënojnë qytetarët nëpër telefona, vetëm për ti bindur të votojnë për BDI-në. Por u dërgoj të fala nga këtu, se nuk u trembemi, siç nuk u jemi trembur regjimit të Millosheviqit, nuk i trembemi as piunëve të Vuçiqit. Por iu them nga këtu, se duhet ta dinë se 8 maji është afër, e se do të përgjigjen për çdo veprim anti ligjor dhe kundër qytetarëve. Burgu është edhe për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar e dënuar, sepse në të kundërtën përsëritet. Ashtu dhe duhet të veprojë shteti i së drejtës, që është njëra ndër pikat tona të forta programore”, deklaroi Kasami.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Si e kërcënuan gjeneralët e ushtrisë Jugosllave/ Do të rrafshojmë Kuvendin me tokë dhe Shkupit do t’i japim mësim që do ta kujtojë 100 vjet
- Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s, Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
- Karanfilova-Panovska: “Sedimenti” dhe populli do të marrin atë që u takon, VMRO e ka zhytur shtetin në borxhe, frikë dhe varfëri
- Ja momenti i arrestimit të ndihmës- drejtorit të Doganave – TS siguron VIDEON
- Mustafa për VV’në: Diktaturë e mbështjellë me numra, po përpiqet t’ua diktojë nënkryetarët PDK’së dhe LDK’së
- Gjorgjievski u takua me Sulejmani: Së bashku po e përgatisim Sallën Universale dhe projektin “Shkup 2028”
- Gjykata Supreme i shfuqizoi aktgjykimet për Stevço Jakimovskin, lënda kthehet për vendimmarrje
- Klekovski: Pas më shumë se një dekade është përditësuar Lista e Barnave Esenciale, ndjekim zhvillimet bashkëkohore në farmakoterapi
- Rreth 5 milionë euro për festën e 35-vjetorit të pavarësisë – paratë i dha Lotaria Shtetërore
- Voziti veturë me 3,02 promilë alkool – Arrestohet banori i Marinos, u kap me pushkë ajri