Një ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti në vlerë prej 17.500 eurosh, në lidhje me një procedurë tenderimi.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar se personi me inicialet Xh. I., i punësuar si ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave, është privuar nga liria pasi është kapur në flagrancë duke marrë një shumë parash të shënuara paraprakisht.
“Personi është zënë në flagrancë duke marrë mjete monetare të shënuara paraprakisht në vlerë prej 17.500 eurosh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sipas informacioneve të deritanishme, arrestimi është realizuar në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga autoritetet kompetente lidhur me rastin.
TetovaSot siguron dhe publikon videon e momentit të arrestimit, e cila sjell pamje nga aksioni i zhvilluar nga autoritetet.