Voziti veturë me 3,02 promilë alkool – Arrestohet banori i Marinos, u kap me pushkë ajri





CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100?
Policia dje arrestoi një banor të një fshati në komunën Ilinden, i cili po voziste me 3,02 promilë alkool në gjak. Në automjet u gjet një pushkë ajri.

Më 09.09.2026, në orën 14:55, në fshatin Marino, komuna Ilinden, oficerët e policisë nga SVR Shkup e privuan nga liria A.S. (37 vjeç) nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe nenit 80 të Ligjit për armë. Gjatë kontrollit të trafikut, policët ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen” me targa të Kumanovës, të cilin ai po e voziste, dhe u konstatua se po voziste nën ndikimin e alkoolit, pra iu matën 3,02 promilë alkool në gjak, njoftuan nga policia.

Po ashtu, gjatë kontrollit në automjet u gjet një pushkë ajri, e cila u sekuestrua.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet denoncimi përkatës, thonë nga MPB

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo