Gjykata Supreme i shfuqizoi aktgjykimet për Stevço Jakimovskin, lënda kthehet për vendimmarrje





Gjykata Supreme i ka shfuqizuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore Penale në Shkup dhe të Gjykatës së Apelit në Shkup për Stevço Jakimovskin dhe e ka kthyer lëndën për procedurë dhe vendimmarrje të përsëritur në gjykatën e shkallës së parë.

Siç njoftoi gjykata, Këshilli për Çështje Penale, në seancën e mbajtur më 9 shtator 2026, e ka pranuar kërkesën e të dënuarit Jakimovski për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij, Viktor Cvetkovski, avokat nga Kumanova.

Me aktgjykimin KVP KOK2-18/26, Gjykata Supreme e ka shfuqizuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup KOK-157/21, të datës 23 prill 2025, si dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Shkup KOKЖ-110/25, të datës 15 maj 2026.

Lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për procedurë dhe vendimmarrje të përsëritur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo