Bebe Rexha tërheq vëmendjen me setin e guximshëm fotografik për “Flaunt Magazine”

Bebe Rexha është bërë pjesë e numrit më të fundit të “Flaunt Magazine”, ku ka folur për një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, rrugëtimin si artiste e pavarur dhe albumin e katërt në studio, “Dirty Blonde”.

Megjithatë, krahas intervistës, vëmendje të madhe ka marrë edhe seti fotografik që shoqëron paraqitjen e saj në revistë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur në disa imazhe me një stil të guximshëm, ekstravagant dhe artistik, ndërsa një prej fotografive më të komentuara është ajo ku ajo pozon pranë një modeli mashkull tërësisht të zhveshur.

Koncepti vizual i setit ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar ndaj paraqitjes së Rexhës dhe qasjes provokuese të fotografive.

Në intervistën për “Flaunt Magazine”, Bebe Rexha ka folur edhe për periudhën aktuale të karrierës së saj, duke treguar se pavarësisht ritmit të ngjeshur pas publikimit të albumit “Dirty Blonde”, ndihet e rigjallëruar dhe më e lirë në aspektin kreativ.

Albumi, i cili përmban 13 këngë, debutoi në vendin e parë të renditjes “Billboard Top Dance Albums”, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për këngëtaren.

Rexha ka folur gjithashtu për vendimin që të vazhdojë rrugëtimin si artiste e pavarur, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi me “Warner Records”.

Së fundmi, ajo iu bashkua labelit të pavarur EMPIRE, një hap që, sipas saj, i ka dhënë më shumë kontroll mbi drejtimin artistik dhe më shumë hapësirë për të eksperimentuar me idetë e saj muzikore.

Ky kapitull i ri duket se po shënon një periudhë më të lirë dhe më eksperimentale për Bebe Rexhën, si në muzikë, ashtu edhe në imazhin e saj publik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo