Zhduket një 14-vjeçare në Tetovë, policia në kërkim të saj





Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur në Tetovë, ndërsa policia ka nisur menjëherë veprimet për gjetjen e saj, raporton Tetovasot.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, më 26.10.2026, rreth orës 12:30, në Stacionin Policor Tetovë, G.K. (32) nga Kërçova ka denoncuar se nga shtëpia është larguar vajza e saj 14-vjeçare, E.K., gjatë kohës kur ndodhej për vizitë në Tetovë.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për lokalizimin dhe kthimin e saj të sigurt në familje, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo