Hisar Ali shpërthen, Teteksi triumfon në transfertë
FC Teteks ka regjistruar një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur FC Novaci me rezultat bindës, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Hisar Ali informon Tetovasot.
Ylli i Teteksit ishte i pandalshëm, duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar një asist, për të qenë protagonisti absolut i ndeshjes dhe njeriu që çmontoi mbrojtjen e FC Novaci-t.
Festës së golave iu bashkuan edhe Azis Jamini dhe Meriton Salihi, të cilët gjithashtu gjetën rrugën e rrjetës, duke vulosur fitoren e thellë 1:4 për Teteksin.
Me këtë triumf, Teteksi arkëton tre pikë të arta në transfertë dhe dërgon një mesazh të qartë se skuadra është gati të luftojë për objektivat më të larta të sezonit. Ndërsa Hisar Ali, me dy gola dhe një asist, konfirmoi edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rolin vendimtar në sukseset e ekipit raporton Tetovasot.