MPB do të ngrit padi penale kundër policit të dhunshëm që rrahu dy të rinjtë shqiptarë





Dy djemtë nga Saraji i Shkupit, të cilët u sulmuan dhe u rrahën nga oficerët e policisë të mërkurën në mbrëmje, do të thirren në polici këtë pasdite për të identifikuar anëtarët e ekipit të policisë që i rrahën brutalisht atë mbrëmje.

Kështu do të përfundojë kallëzimi penal që do të përfshijë të paktën një oficer policie dhe i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë brenda 24 orëve, mësoi Televizioni Telma nga burime në Ministrinë e Brendshme.

Një video ku shihet brutalitetit policor ndaj dy djemve është përhapur në rrjetet sociale, gjë që është plotësisht në përputhje me deklaratat e tyre, pasi u nxorën nga automjeti dhe u prangosën, oficerët e policisë filluan t’i rrahin.

Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për një ekip policor me përbërje të përzier etnike, dhe i dyshuari kryesor nga oficerët policer është shqiptar, ashtu si edhe viktimat, gjë që përjashton etninë si motiv për përdorimin e forcës fizike.

Ata vepruan në bazë të një informacioni për transportin e drogës nga Tetova në Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo