Degradimi i demokracisë është degradim i institucioneve të shtetit





Kosova ka degraduar në demokraci duke rrëshqitur bukur shumë në autokraci.Kjo logjikë është logjikë më shumë e berllogut politik.E më së shumti është duke e degraduar demokracinë kriza politike dhe kriza institucionale .Një degradim i tillë i proceseve demokratike dhe proceseve të tjera nuk është pritur.Kjo natyrisht së po ndikon keq të njerëzit , duke përjetuar si diqka si të konsumuar.Sulmet që po bëhën në vlerat demokratike po godasin institucionet ,ato nuk po fshihen më , ato janë bërë frontale dhe brutale…

Skënder MULLIQI

Demokracinë në Kosovë e kan degraduar klasa e pa përgjegjshme politike.Kjo i ngjanë ndonjë operacioni kirurgjik.Dhe, pse ka degraduar demokracia?Sepse njerëzit e politikës në mënyrë opsesive kan dëshiruar të përvetësojnë çdo të mirë materjale , duke okupuar institucionet e brishta të shtetit.Politikanët shumë shpesh kan vepruar kunder Kushtetutës , duke vu kontroll të plotë mbi pushtetin .Kan qmontuar çdo mekanizem të kontrollit mbi fenomenet –kurrupcionin dhe krimin e organizuar, dy të zëza të mëdha të cilat vazhdojnë të gërryejnë vendin nga mbrenda ,duke varfëruar kështu shumicën.Kosova ka degraduar në demokracia duke rrëshqitur bukur shumë në autokraci.Kjo logjikë është logjikë më shumë e berllogut politik.E më së shumti është duke e degraduar demokracinë kriza politike dhe kriza institucionaale .Një degradim i tillë i proceseve demokratike dhe proceseve të tjera nuk është pritur.Kjo natyrisht së po ndikon keq të njerëzit , duke përjetuar si diqka si e konsumuar.Sulmet që po bëhën në vlerat demokratike po godasin institucionet ,ato nuk po fshihen më , ato janë bërë frontale dhe brutale. Shteti nga shumë politikanë po konsiderohet si pronë private , nuk po bëhën dallimet nga interesi përsonal dhe interesat e shtetit.Natyrisht se kur funksionon kjo logjikë , në mënyrë praktike lulëzojnë dukurit negative në shoqëri, si klientelizmi, korrupcioni , nepotizmi etj.Autokracia ka fytyrë brutale të rrezikshme për funksionimin normal të shtetit.Demokracia në Kosovë është ende e re, dhe kjo sikur nuk po dëshirohet të kuptohet.As institucionet demokratike nuk janë deri në fund të zhvilluara, dhe kjo nënkupton se proceset demokratike nuk janë të stabilizuara.Demokraci do të thotë të jesh përgjegjës dhe të dëgjosh zërin e qytetarëve ndërkohë. Kjo shumë pak po ndodhë quditerisht.Në një vend ku qeveritë në të gjitha nivelet dështojnë sistematikisht të adresojnë problemet kronike të papunësisë, varfërisë, krimit dhe korrupsionit, nuk I thojnë kësaj zhvillim.Elitat politike janë të thirrura për veprime konkrete karshi interesave të qytetarëve, e jo interesave të veta.Ka ardhur vërtetë koha për guxim dhe një qasje të re ndaj politikës, që do të thotë ti vësh qytetarët në plan të parë dhe të zgjidhësh problemet me të cilat përballen ata.Tani pas krizave të gjata u takon politikanëve të zgjedhin rrugën e duhur e jo të problematizojon gjithçka pas secilës palë të zgjedhjeve.Kosova dhe qytetarët e saj, pas largimit të kësaj kaste politike do të avansonin në zhvillim të gjithëmbarashem dhe në proceset demokratike.Përsonat më retorikë bajate politike, së bashku më propagandën mediale të tyre, tashmë janë bërë pengesa më e madhe e demokracisë liberale…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo