Rami Mislimi “kap” foton e ditës mes Mickoskit dhe Ramës (FOTO)





Ngjarjet e mëdha kanë edhe detajet e tyre të vogla. Gjatë takimit të sotëm mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është kapur një moment interesant gjatë përshëndetjes së tyre.

Në fotografinë e shkrepur, shtrëngimi i duarve mes dy kryeministrave krijon një formë që ngjan me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

Fotografia është publikuar nga gazetari Rami Mislimi, i cili e ka cilësuar si “Foto e Ditës”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo