Letër kërcënuese në zyrën e presidentes, policia arreston një 46 vjeçar





Një letër me përmbajtje kërcënuese është gjetur në zyrën e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në rrugën „Dimitrija Çupovski“, në qendër të Shkupit.

Sipas informacioneve të publikuara në disa media, letrën e kanë zbuluar punonjësit e zyrës presidenciale më 18 nëntor, pas së cilës rasti është denoncuar në polici në orën 09:50.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë ende publike, ndërsa nuk dihet se kujt konkretisht i janë drejtuar kërcënimet.

Në lidhje me rastin, policia ka privuar nga liria një 46-vjeçar me inicialet V.K., i cili është lokalizuar menjëherë pas ngjarjes përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

Ngjarjen e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit të ndaluar pritet të parashtrohet kallëzim përkatës penal. Megjithatë, autoritetet nuk kanë specifikuar se për cilën vepër penale do të ndiqet 46-vjeçari.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo