Sulm me dron rus në rajonin e Kievit, dy të vrarë dhe rreth 10 persona nën rrënoja





Një sulm me dron rus goditi të dielën një pallat pesëkatësh në qytetin Dymer, në rajonin e Kievit, duke shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës. Si pasojë, të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa rreth 10 të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se nëntë banorë janë evakuuar dhe zjarri është vënë nën kontroll. Sipas autoriteteve lokale, katër persona, mes tyre edhe një adoleshent, kanë mbetur të plagosur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u ndërprenë përkohësisht për shkak të një alarmi për sulm ajror, ndërsa ekipet vijojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo