Cilat janë vështërsitë, sfidat, perspektivat dhe e ardhmja e demokracisë në kontesktin e tanishëm, politik dhe diplomatik?
Ejup Berisha
Nuk ka zhvillime shoqërore të lehta, pa sfida dhe pa vështërsi pra me to përveq njerëzve po ballafaqohen edhe fenomenet shoqërore si politika diplomacia dhe demolracia. Kjo e fundit bile është ballafaquar dhe vazhdon të ballafaqohet me kundërshtime sfida dhe vështërsi të shumta. Demokracia pra në këto kohë po kalon transformim të thellë. në këtë po ndikojnë trazirat gjeopolitike, rivalitetet e fuqive të mëdha, krizat ekonomike, konfliktet e armatosura, përparimet teknologjike dhe sfidat e lidhura me mjedisin të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve demokratike. Konkurrenca mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës dhe Rusisë ka krijuar një mjedis ndërkombëtar më të paqëndrueshëm. Shtetet demokratike duhet të mbrojnë vlerat e tyre duke mbrojtur interesat e tyre strategjike. Ky polarizim gjithashtu e ndërlikon bashkëpunimin ndërkombëtar. Luftërat, posaqërishtë në Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme, kanë mobilizuar dhe po mobilizojnë burime të konsiderueshme për mbrojtje dhe siguri. Në disa raste, kjo mund të çojë në kufizime të përkohshme të lirive të caktuara civile,dhe njëkohësisht po e intensifikon edhe debatin mbi barazpeshën mes sigurisë kombëtare dhe të drejtave themelore. Në shumë demokraci, partitë politike po përballen me polarizim në rritje. Kompromiset po bëhen më të vështira, ndonjëherë duke ngadalësuar reformat dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve në institucione. Mediat sociale, inteligjenca artificiale dhe fushatat e dezinformimit lehtësojnë përhapjen e informacioneve të rreme. Kjo mund të ndikojë në zgjedhje, të dobësojë besimin në institucione dhe të përkeqësojë përçarjet brenda shoqërisë. Kur qytetarët ndiejnë se përfitimet nga rritja nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë, besimi në institucionet demokratike mund të bie. Pabarazia shpesh nxit pakënaqësinë politike. Ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore dhe migrimi kërkojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara. Qeveritë demokratike duhet ta barazpeshojnë vendim-marrjen efektive, solidaritetin dhe respektin për të drejtat e njeriut.
Cilat janë perspektivat e Demokracisë
Pavarësisht këtyre sfidave, demokracitë kanë gjithashtu shumë pika të forta,ato bazohen në institucione të afta për ti korrigjuar gabimet e tyre përmes zgjedhjeve të lira, një gjyqësori të pavarur dhe një shtypi të lirë që do të thotë të pavarur. Bashkëpunimi ndërkombëtar mes demokracive mbetet një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të ligjit, për mbrotjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Teknologjitë e reja mund të përmirësojnë transparencën, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe cilësinë e shërbimeve publike kur ato përdoren me përgjegjësi apo në përputhje me ligjin. Në kontekstin e tanishëm, diplomacia luan një rol jetësor në: Parandalimin e konflikteve përmes dialogut, në forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh, në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, në promovimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike si edhe në
nxitjen e stabilitetit rajonal dhe global.
Po cila do të jetë e ardhmja e Demokracisë ?
E ardhmja e demokracisë do të varet nga aftësia e saj për t’u përshtatur me realitetet e reja gjeopolitike, duke ruajtur parimet e saj themelore si. Sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve, zgjedhjet e lira, lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në politikë më konkretishtë në proceset e marrjes së vendimeve. Nëse demokracitë arrijnë t’u përgjigjen në mënyrë efektive dhe efikase sfidave të sigurisë, ekonomisë, teknologjisë dhe klimës, ato do të mbeten një model qeverisjeje të afta për të siguruar si stabilitetin, prosperitetin si dhe mbrojtjen e lirive individuale.