Tensionet në Lindjen e Mesme/ India konfirmon sulmin: Dy anije u sulmuan gjatë kalimit të ngushticës së Hormuzit





Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë njoftoi se dy anije me flamur indian që transportonin naftë bruto u sulmuan sot ndërsa përpiqej të kalonte ngushticat e Hormuzit.

Ambasadori i Teheranit në Nju Delhi, Mohammad Fattali, u thirr në një takim me ministrin e Jashtëm indian Vikram Misri, gjatë të cilit Mishri përcolli shqetësimin e thellë të Indisë për incidentin e të shtënave që përfshinte dy anije me flamur indian në ngushticën e Hormuzit.

Mediat shkruajnë se Mishri i kërkoi ambasadorit të përcjellë pikëpamjet e Indisë tek autoritetet iraniane dhe të rifillojë procesin e lehtësimit të kalimit të anijeve me destinacion Indinë përmes ngushticës sa më shpejt të jetë e mundur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo