Roja Bregdetare suedeze njoftoi të premten se ka sekuestruar një anije cisternë nafte në Detin Baltik që besohet të jetë pjesë e flotës ruse në hije. Sipas tyre dyshohet se anija të jetë burimi i një derdhjeje nafte prej 12 km në ishullin Gotland.
Roja Bregdetare Suedeze ka shtuar përpjekjet për të ndaluar anijet e lidhura me Rusinë në muajt e fundit. Ajo tha se tankeri, Flora 1, u sekuestrua në brigjet jugore të Suedisë.
Flora 1 ishte nisur nga porti rus Primorsk, me një destinacion të paqartë, sipas të dhënave të MarineTraffic.
Roja Bregdetare tha se derdhja e naftës nuk pritet të arrijë në breg. Autoritetet kanë filluar një hetim në lidhje me një krim të dyshuar mjedisor.
“Flota në hije ruse, e përbërë nga anije cisterna të vjetra dhe të siguruara dobët që i shmangen sanksioneve, përbën një kërcënim të konsiderueshëm për sigurinë dhe mjedisin”, tha Ministri Suedez i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin.