Po planifikonte një sulm në një shkollë, arrestohet 17-vjeçari në Itali! Nën hetim edhe 7 të mitur të tjerë





Autoritetet italiane kanë vënë në pranga këtë të hënë një nxënës 17-vjeçar. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi dyshohet se ai po planifikonte të kryente një sulm në një shkollë. Motivet e sulmit konsiderohen të jenë urrejtja racore dhe fetare.

Ai u transferua në burgun e të miturve në Perugia dhe akuzohet për terrorizëm. Autoritet sekuestruan materiale me udhëzime për prodhimin e armëve kimike dhe bakteriologjike, si dhe udhëzime për sabotimin e shërbimeve publike kyçe.

Ai kishte kërkuar në internet informacione mbi ndërtimin e pajisjeve shpërthyese, të ngjashme me ato të përdorura në të kaluarën në sulmet terroriste që ndodhën në Paris dhe Bruksel.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj 7 të miturve të tjerë që kishin marrëdhënie të ngushta me të arrestuarin.

Sipas hetuesve, sulmi që po planifikonte u frymëzua nga sulmi vrasës në Shkollën e Mesme Amerikane Columbine, i cili ndodhi më 20 prill 1999. Me dy nxënës si autorë, numri tragjik i viktimave ishte 13 persona të vdekur dhe 23 të plagosur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo