Rebelët Houthi të Jemenit kanë thënë se do të vazhdojnë operacionet ushtarake “në ditët në vijim” pas bashkimit në konfliktin me Iranin më herët gjatë ditës.
Forcat ushtarake izraelite thanë më parë se kishin interceptuar një raketë të qëlluar nga Jemeni, me raportime që sugjerojnë se një tjetër predhë gjithashtu u lëshua nga vendi disa orë më vonë.
Po ashtu, ka pasur raportime nga mediat vendase se Huthit ishin përgjegjës për një dron të kapur mbi jug të Izraelit këtë mbrëmje.
“Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmojnë se, duke përmbushur detyrat e tyre fetare, morale dhe humanitare ndaj popullit të lirë të kombit në frontet e xhihadit dhe rezistencës, dhe si përgjigje ndaj krimeve të armikut kundër popullit dhe vendeve të kombit, ata do të vazhdojnë, me ndihmën e Allahut dhe mbështetjen te Allahu, të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në ditët në vijim deri sa armiku kriminal të ndalojë sulmet dhe agresionin”, ka thënë në një deklartë grupi rebel.