Irani ka raportuar zyrtarisht një sulm ndaj një objekti përpunimi të uraniumit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Agjencia bërthamore e OKB-së thotë se është informuar nga Irani se sot u sulmua objekti Shahid Rezayee Nejad në provincën Yazd (e njohur edhe si Ardakan).
“Nuk është raportuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë vendit”, tha ajo.
Bëhet e ditur se IAEA po shqyrton raportin.
Rafael Grossi, drejtori i IAEA-s, ka përsëritur thirrjen për përmbajtje ushtarake për të shmangur çdo rrezik të një aksidenti bërthamor.
Ndryshe, Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar për pasoja të rënda pas sulmeve të fundit në territorin e tij.
Dy nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Iran, një central elektrik dhe centrale bërthamore civile ishin midis vendeve të goditura në sulme.
The IAEA has been informed by Iran that the Shahid Rezayee Nejad Yellow Cake Production Facility in Yazd province (also known as Ardakan) was attacked today. No increase in off-site radiation levels reported. The IAEA is looking into the report. IAEA Director General… pic.twitter.com/R9lQHtFZBe
— IAEA – International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) March 27, 2026