Ohër: 16-vjeçar arrestohet për dhunë seksuale ndaj të miturës – videoja e aktit u përdor për shantazh
Me datë 24.11.2025, në orën 10:00, zyrtarë policorë të SPB Ohër kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Ohri, i dyshuar se më 12.11.2025 ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare nga i njëjti qytet. Sipas informacioneve të para, një tjetër i mitur ka xhiruar aktin, ndërsa materiali video më pas ka përfunduar në duart e një 14-vjeçari nga Ohri.
Ky i fundit dyshohet se ka shantazhuar vajzën, duke i kërkuar të ketë marrëdhënie me të, përndryshe do ta publikonte videon. Policia është duke ndërmarrë masa për ta lokalizuar edhe këtë të mitur të dytë.
Të miturës i është bërë ekzaminimi mjekësor, ndërsa policia dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Ohër, në prani të njërit prej prindërve, kanë zhvilluar bisedë zyrtare me të.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, ndaj të gjithë personave të përfshirë pritet të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.TS